Mamaja e Rita Orës feston ditëlindjen, në tortën e saj shihet moda e fundit
Vera Ora është mamaja simpatike e këngëtares me karrierë ndërkombëtare, Rita Orës. Ajo ka festuar ditëlindjen në privatësi të plotë, e më pas ka postuar foton me tortën që e pret me thikë vetë e para. Në tortë mungojnë qirinjtë që tregojnë moshën e zonjës, ndërkohë që ajo veçon faktin që gartitura sipër është kompozuar me një detaj të modës së fundit. Është pikërisht ngjyra e kuqe velvet, që ka pushtuar modën këtë vit.