Mamaja e Margot Robbie, 65-vjeç qenka po aq fiksuese sa e bija!
Margot Robbie e ktheu tapetin e kuq në një vend të adhurueshëm teksa pozonte krah të ëmës. Gjatë promovimit të filmit të saj Babylon, në Los Angeles Robbie u shfaq teksa pozonte krah të ëmës Sarie Kessler.
Ngjashmëria mes të dyjave ishte gati-gati e frikshme. Jo vetëm që dukeshin si binjake nga tiparet, buzëqeshja, shikimi, etj, por kishin dhe të njëjtin stil.
Të dyja të veshura me fustane të zeza, në prerje të ndryshme. Sigurisht Margot s’mund të mos dukej seksi e veshur me Alaïa e ndërsa e ëma shumëëë elegante me një fustan të zi gjer në fund të këmbëve me detaje vetëm tek shpatullat.
65-vjeçarja dukej një yll krah aktores që ishte në fakt versioni i saj 32-vjeçar.
Burimi: Who What Wear
Anabelmagazine