Mamaja e Ledrit, Xheri Vula: Takimi i parë me Sarën ndodhi në Ulqin, m’u duk…
Ata janë tashmë një nga çiftet më të përfolura të momentit. Po flasim për reperin Ledri Vula dhe partneren e tij, Sara. Por sot në programin “Pushime on Top”, kemi dëgjuar për herë të parë rrëfimin e nënës së Ledrit, Xheraldina Vula e cila shprehet tejet e lumtur për këtë lidhje.
“Unë jam super e lumtur për ata të dy, super e lumtur për Ledrin, për Sarën. Sara është një njeri fantastik. Unë e them nuk e di si duhet me u dasht nusja, por di si duhet me u dasht Sara. Nuk kam ndjesi që kam nuse në shtëpi. Më duket sikur Sara ka lind tek ne”, është shprehur Xheri teksa ka hapur për grupin e xhirimit të “Pushime on top”, derën e shtëpisë së saj në Brezovicë.
Por si ka qenë takimi i saj i parë me Sarën?! Moderatori Flori Gjini ka qenë kurioz ashtu si shumë të tjerë dhe Xheri Vula nuk ka ngurruar të tregojë detaje nga ky takim.
“Në Ulqin, Sara erdhi në vizitë një ditore, jo vetëm Sara por edhe miq të tjerë të Ledrit. Ne ishim në një drekë familjare me miq, të cilët filluan të thonin është kjo shoqja e Ledrit, dhe une thashë do zoti qenka ajo se është si pëllumb”, ka thënë Xheri.
Nuk i re në sy Ledrit, apo prisje të ta thoshte vet, ka vijuar me tej moderatori Flori Gjini dhe Xheri u shpreh se, “Ledri është pak natyrë introverte, edhe pse shumë i dashur. Ledrit s’mund t’ja nxjerrësh fjalët nëse nuk do ai vet”.
Sara kuzhinere fantastike, çfarë pëlqejnë nuse e vjehërr nga duart e njëra tjetrës
Xheri Vula: Sara vdes për këto gatime nga duart e mia
Ajo drejton prej vitesh një prej programeve më të suksesshme të gatimit në Kosovë. E kemi fjalën për Xheraldina Vulën dhe programin e saj, “ Diçka po zihet”. Por recetat fantastike të programit Xheri shpesh i bën pjesë edhe të kuzhinës së saj. Tashmë me Ledrin dhe Agronin (bashkëshortin e saj) e ka të fituar betejën, po me nusen e saj Sarën?! A i pëlqen ajo gatimet e saj?! Ka qenë kjo pyetje që i ka drejtuar sot moderatori i programit “Pushime on Top”, Flori Gjini dhe Xheri si gjithnjë ka folur shumë sinqerisht dhe pa doreza:
“Në të vërtetë edhe Sara gatuan shumë mirë. Ushqimet moderne dhe “healthy food “ e ka pikë të fortë. Quinoan, avokadon i bën në mënyra të ndryshme, ndërsa unë gatuaj ushqime tradicionale dhe Sara vdes për piten time me spinaq dhe lecenikun tim”, është shprehur në këtë intervistë të parë në statusin tashmë të konfirmuar të vjehrrës, Xheraldina Vula.
Nga koha kur ka lindur e deri tani, Ledri Vula ka në koleksionin e tij 180…
E fiksuar pas Ledrit, ja çfarë i ka koleksionuar nëna e tij
Që nga koha kur ka lindur e deri tani, Ledri Vula ka në koleksionin e tij 180 filxhanë. Kjo falë nënës së tij, Xheraldina Vula e cila ka qenë e fiksuar pas filxhanëve dhe ka dashur që Ledri të kishte filxhanin e tij personal. Grupi i xhirimit të programit veror në “Top Channel”, “Pushime on Top”, ka vizituar shtëpinë e moderatores së njohur në Kosovë, në Brezovicë dhe Xheri na ka rrëfyer shumë detaje nga jeta e saj personale dhe profesionale. “ Faleminderit për këtë dhuratë Flori, po ku e dije ti që unë jam e fiksuar pas filxhanëve. Kur Ledri ishte i vogël unë i kam blerë filxhanin e tij dhe nuk kam lejuar që me atë të pinte askush veç tij. Sot Ledri ka më shumë se 180 filxhanë në koleksionin e tij”, ka thënë Xheri.
Xheri Vula ka treguar se karantinën e ka kaluar duke punuar për programin e saj “Diçka po zihet”, por ka shtuar se ka shkruar edhe një skenar filmi, puna për të cilin do të nis së shpejti.