Mamaja e Joy Ayoko tregon arsyen pse vdiq 22-vjeçarja

Nëna e 22-vjeçares Joy Ayoko ka folur ekskluzivisht për VoxNews, teksa na konfirmoi lajmin për vdekjen e vajzës së saj, e cila në muajin gusht u dhunua barbarisht në Tiranë dhe përfundoi në koma.

Ruth Abongo tha për VoxNews se Joy humbi jetën për shkak se mori një infeksioni. Ajo tregoi se do kërkojë drejtësi për vajzën e saj e cila u dhunua në apartamentin ku jetonte në Tiranë.

Kujtojmë se më 13 gusht të vitit të kaluar, 22-vjeçarja Joy u dhunua dhe u hodh nga kati i dytë i banesës ky jetonte me qira në rrugën “Pandeli Evangjeli” në kryeqytet.

Edhe pse ngjarja kishte ndodhur më 13 gusht, njoftimi i parë nga policia e Tiranës u bë vetëm pas 3 muajsh, më datë 9 nëntor./ Voxnews.al