Mamaja e Hueyda el Saied flet për herë të parë para kamerave ”Kur të vdes fëmija, të vdes edhe shpirti”

Ishte një tronditje e madhe për të gjithë botën artistike, por edhe për publikun, ikja e papritur e prezantueses dhe balerinës së njohur Hueyda El Saied. Gjithmonë e ëmbël dhe energjike nuk e bëri publike në asnjë moment lajmin se kishte një sëmundje të rëndë, por vazhdoi të luftonte në heshtje. Ajo la pas një djalë të vogël, Gabrielin, partnerin Thierry dhe mamanë Drita që dje ka folur për herë të parë në publik, pas vdekjes së vajzës së saj.

”Ndihem shumë keq, nuk kam fjalë për Hueydën sepse kur të vdes fëmija, të vdes edhe shpirti” – tha ajo nga studioja e Rudina Magjistarit, ndërkohë që e shoqëronte nipi Gabriel dhe bababi i tij, Thierry. Ky i fundit kujtoi edhe një herë momentet e fundit të Hueydës, e cila pavarësisht sëmundjes vazhdonte të bënte art duke shpresuar se çdo gjë do të bëhej mirë më vonë.