Mamaja e Ermal Metës flet për herë të parë: Keni futur në zjarr dy familje, djali im është 36 vjeç dhe…

“Kur këndova për herë të parë refrenin e këngës ‘Non mi avete fatto niente’, më vinte të këndoja: ‘Bastard, nuk më ke bërë asgjë’, rrëfeu në intervistën e tij të fundit për mediat italiane Ermal Meta, deklaratë e cila mori vëmendjen e të gjithë mediave shqiptare pasi u tha se këngëtari i drejtohej babait të tij.Por me anë të një postimi në rrjetet sociale, Meta sqaroi se kur tha “bastard”, nuk përmendi asnjë emër dhe se kënga e tij është kundër terrorizmit, asgjë më shumë. Në përpjekje për të mësuar më shumë për të kaluarën e Ermal Metës, “Jo vetëm modë” kishte kontaktuar me mamanë e tij, Mira Borova e cila është shprehur e indinjuar me lajmet lidhur me Ermalin dhe babain e tij. “Gazetat shqiptare të mbajnë një përgjegjësi të madhe për fantazitë që përdorin dhe ne jemi shumë të prekur nga kjo gjë në vend të jemi të lumtur. Edhe i ati i Ermalit do gëzonte ndryshe po të mos shkruheshin të gjitha budallallëqet që janë shkruar. Duhet të mendoni që sot që Ermali është 36 vjeç, domethënë burrë, ai s’ka nevojë të flasë për gjëra të tilla.Keni futur në zjarr dhe keni ngritur mure midis dy familjeve normale që bëjnë një jetë tepër normale. Fati e donte të ndaheshim dhe çdonjëri nga ne ka familjen e tij. Mendoni se sa të lënduar janë fëmijët e tij sot që nuk hyjnë fare në këtë çështje, që ne nuk kemi ftuar njeri të na e zgjidhë. Jam shumë e indinjuar nga gazetarët shqiptarë pasi një fitore e tillë që nuk është vetëm e Ermalit është kthyer në një polemikë për babanë e dhunshëm. Gjërat para se të thuhen duhet të mendohen mirë dhe të jenë të përgjegjshme.Ermali nuk ka folur asnjëherë për dhunë pasi e para nuk flet për gjëra personale, e dyta nuk flet për persona që nuk janë prezent. Edukata e tij nuk ia lejon dhe ju ma merr mendja e keni konstatuar këtë”, është shprehur nēna e Ermal Metës.