Maluma tregon arsyet pse mori pjesë në filmin me JLO
Këngëtari i njohur ,Maluma ka folur së fundmi për filmin e tij më të ri ‘Marry me’.
Në një intervistë për “ET”, këngëtari rrëfeu se ndihej shumë i lumtur që ka luajtur me aktorin Owen Wilson dhe Jennifer Lopez.
“Është shumë surreale, kjo është fjala e duhur, ‘goxha surreale’. Por ishte e bukur në të njëjtën kohë. Kur u thashë miqve të mi, sepse të gjithë miqtë e mi janë fansa të mëdhenj, duke përfshirë mua, fansa të mëdhenj të Jen dhe Owen sepse ne u rritëm duke parë komedi romantike amerikane. Ata më thanë se donin që unë të isha pjesë e filmit, ishte goxha emocionuese. Kur ia tregova miqve të mi këtë lajm ata ishin: “Jo, po tallesh me mua? Kjo është një shaka”. Filmi im i parë është një film hollivudian. Kam pasur disa opsione përpara kësaj, e dini, ka disa njerëz që donin të punonin me mua. Por ndjeva se nuk ishte koha e duhur dhe prisja filmin e duhur që të ndihesha rehat për ta bërë dhe ndodhi. Jam shumë i nderuar. Unë jam mirënjohës, sigurisht, me të gjithë ekipin sepse ata më trajtuan shumë mirë”, u shpreh Maluma. Gjithashtu ai deklaroi se i pëlqen aktrimi dhe do të marrë pjesë në shumë filma të tjerë.
Jennifer Lopez nga ana tjetër i ka të gjitha arsyet për të qenë mirënjohëse dhe shumë e lumtur këto ditë.