Maluma fantazon ditë e natë për Bebe Rexhën, kolumbiani më seksi i momentit marroset pas shqiptares pesë vite më të madhe

Këngëtari 23 vjeçar kolumbian, Maluma, padiskutim që është në kulmin e karrierës së tij muzikore, pasi siç flitet në të gjithë botën ai po bën namin me këngët dhe me bashkëpunimet, si ai i fundit me Shakirën. Dueti i tyre kaloi 1 billionë klikime, por edhe kënga që ka kërcyer së fundi e ka kaluar gjithashtu këtë shifër. Bëhet fjalë për këngëtaren shqiptare Bebe Rexha, dhe për këngën që ajo bashkëpunoi me këngëtaren Nicki Minaj dhe DJ e famshëm, David Guetten, si dhe Afrojack me këngën “Hey Mama”. Refreni i kësaj kënge i është besuar Bebes, ndërkohë që ajo ia doli që këtë këngë ta këndojnë dhe shumë fansa pasi refreni ishte i kapshëm dhe zëri i saj u pëlqye shumë, sa dhe e detyruan Nickin dhe David Guetten, që në koncertet e tyre të kishin edhe Beben me vete. Së fundmi, në rrjetet sociale është shpërndarë një filmim ku këngëtari më IN i momentit dhe ndër më të klikuarit, ka vendosur të bëjë një video me në sfond këngën e Bebes, teksa ushtrohej në palestër. Kjo tregon se ai e fantazon, pëlqen dhe e vlerëson Beben, por nuk mund të themi ende se do ketë një bashkëpunim mes tyre. Sa u takon bashkëpunimeve, Bebe ka dhe një këngë me këngëtarin e famshëm latin, Reykon, ndërkohë që vitin e kaluar ajo vizitoi Shqipërinë për herë të parë, ku dha një koncert në sheshin “Nënë Tereza”. 28 vjeçarja u prit në aeroport nga dhjetëra fansa, të cilët patën mundësinë që të bënin dhe foto me këngëtaren e famshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Emri i vërtetë i Bebe Rexhës është Bleta Rexha. Ajo lindi në Nju Jork në vitin 1989 nga dy prindër shqiptarë. Nisi të këndonte në moshën 4-vjeçare, ndërsa krahas këngës ushqeu pasionin për disa instrumente muzikore, pasi gjatë shkollës së mesme ishte pjesë e një bande muzikore vajzash. Ajo njihet për bashkëpunimet e saj me emra BIG në botë si: Iggy Azalea, G-Eazy, David Guetta Nicki Minaj, Pitbull, Martin Garrix, Black Cards, Eminem, Rihanna, Nick Jonas, Selena Gomez, etj. Le të shohim nëse Maluma do t’i propozojë asaj një bashkëpunim të nxehtë. Këngëtari dhe kantautori shumë simpatik e nisi karrierën në vitin 2010, ndërkohë që iu deshën vetëm tre vjet që ai të arrinte famën e dëshiruar në gjithë botën.