Maluma çudit me deklaratën për familjen: “Kam një shtëpi që s’e kam vizituar kurrë”
Për shumë persona është mëse e qartë se Maluma, do të ishte burri më sensual në botë. Arsyet? Jo vetëm ka arritur 30 milionë ndjekës në rrjetet sociale në 7 vjet, por ka akumuluar edhe shume çmime për talentin e tij. “Ndihem i lumtur, por jo i kënaqur. Jam njeri ambicioz. Dua një ‘Latin Grammy’, një ‘Anglo Grammy’, ka thënë ai në një intervistë për revistën “People” në spanjisht. Ëndrra e këngëtarit kolumbian është të bashkëpunojë në të ardhmen me Justin Timberlake dhe Ariana Grande-n. Maluma konfirmon se nuk punon “për famë dhe para, por sepse pëlqen të këndojë dhe ky është sekreti i suksesit të tij”. Ndërkohë, ka folur edhe për rëndësinë e familjës së tij në jetë siç janë prindërit dhe motra e tij më e madhe, shkruan Lapsi.al. “Ana më pak pozitive është se momentet që dua të ndaj me familjen time nuk janë të shumta. Kam një shtëpi që nuk e kam vizituar kurrë”, rrëfen këngëtari 24 vjeçar. Sigurisht, ky këngëtar do të ketë shumë për të thënë për disa vite, që nga momenti që ambicia për karrierë, ashtu si edhe të qenurit tërheqës, janë tiparet që spikasin tek ai.