
‘Mallkimi’ i aksidentit në Papër, katër gratë po ktheheshin nga varrimi i burrit të njërës prej viktimave
ELBASAN- Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti i ndodhur në Papër. Mësohet se katër gratë po ktheheshin nga një ceremoni mortore. Gratë ishin në ceremoninë mortore të bashkëshortit të Fatime Hoxhës.
Aksidenti i rëndë ndodhi pasditen e sotme në aksin Elbasan-Peqin, ku tre makina u përplasën me njëra-tjetrën. Përveç katër viktimave, të plagosur mbetën edhe dy persona të tjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.