“Mallkimi” i 7 vjeçarit në martesë, çfarë ndodh me çiftet!
“Mallkimi” i 7 vjecarit të një lidhjeje siç quhet, është një term që përshkruan ndjenjën e shqetësuar ose të pakënaqur në një marrëdhënie – zakonisht në atë periudhë shtatëvjeçare. Por a është ai i vërtetë? Dhe si mund të shmanget? Psikologu Adam Borland, shpjegon origjinën e këtij termi, si mund të ndjehet ta përjetosh atë dhe çfarë mund të bësh për t’i dhënë fund dhe për ta bërë martesën tuaj më të fortë se kurrë.
Çfarë është mallkimi i shtatëvjeçarit? A e dinit se ky term erdhi në të vërtetë nga një film? Herë pas here, shfaqjet televizive dhe filmat e kane një ndikim të tillë sa krijojnë fjalë dhe fraza që bëhen pjesë e leksikut tonë kulturor. Ndonjëherë, ato janë të lehta dhe qesharake, herë të tjera, janë të errëta dhe shqetësuese. Në vitin 1955, Marilyn Monroe luajti në një film të quajtur “Mallkimi i 7 vjecarit”, në të cilin një burrë i martuar bëhet aq i magjepsur pas saj sa fillon të planifikojë të tradhtojë gruan e tij. Burri ka lexuar dorëshkrimin e një psikiatri, i cili pretendon se të gjithë burrat tradhtojnë në vitin e shtatë të martesës – që është saktësisht sa kohë ka qenë ai i martuar. Ketu lindi termi “mallkimi i shtatëvjeçarit”. “Tani përdoret si një term tërheqës për të përshkruar ndjenjën e pakënaqësisë ose shqetësimit në një marrëdhënie në ose rreth shtatë vjet”, shpjegon Dr. Borland.
Njerëzit që janë në kërkim të vazhdueshëm të emocioneve dhe dashurive të reja sa herë ndeshen me një problem në lidhje, janë të paaftë për të mbajtur lidhje të qëndrueshme. Kjo është sfida e lidhjeve të gjata dhe martesave. Duhet të përqafosh realitetin dhe të pranosh fakti se lidhja mund të bjerë në rutinë, që s’ka nxehtësinë e muajit të mjaltit, por ka diçka më të rëndësishme dhe kjo është siguria, miqësia dhe përkushtimi. Ne fakt, lidhja perfekte nuk ekziston. Përrallat janë perfekte, pikerisht sepse ngjasojnë shumë pak me realitetin.
Keshtu qe mbani mend se ideja e mallkimit ne fjale lindi nga një film dhe nuk ka asnjë provë shkencore se është një fenomen i vërtetë.
Bordo