Mali i zi ndërroi kufirin e Tuzit, Emina Çunmulaj: Ju thashë votoni shqiptarët, po ju marrin token, gjuhën dhe traditën (REAGIMI)

Çunmulaj shkruan se ajo kishte ardhur enkas nga Amerika për të votuar në zgjedhjet në Mal të Zi, që komuniteti shqiptar të votonte kandidatët bashkëkombës të tyre.

Pas skandalit të qeverisë së Malit të Zi që ka ndryshuar kufirin ekzistues të komunës me shumicë shqiptare të Tuzit , ka reaguar modeja Emina Çunmulaj

Përmes një videoje të shpërndarë në ‘Instastory’, Çunmulaj shkruan se ajo kishte ardhur enkas nga Amerika për të votuar në zgjedhjet në Mal të Zi, që komuniteti shqiptar të votonte kandidatët bashkëkombës të tyre.

“Shokuese, Qeveria e Malit të Zi ndryshoi kufirin e Tuzit në manovra joligjore. Kështu është vëllezër dhe motra kur jepni votën tuaj aty ku nuk duhet…ju thash unë kur erdha në votime, votoni shqipe se jeni shqiptarë…tani ngadalë-ngadalë po ju marrin tokën, pastaj gjuhet dhe më në fund traditën”, ka shkruar Emina.

Ditën e djeshme, kryetari i Komunës së Tuzit në Malin e Zi ka hedhur akuza ndaj qeverisë në këtë shtet, duke thënë se kanë ndryshuar kufirin ekzistues të komunës me shumicë shqiptare të Tuzit.

(kle.mu./dosja.al)