“Makina u rrotullua 7 herë”, Egzona Ademi rrëfen për aksidentin e tmerrshëm: Jam me fat që jam gjallë
Këngëtarja Egzona Ademi ishte këtë të diel në rubrikën “Të Panjohurit” në “E Diela Shqiptare”. Ajo u bë shkak që lojtarja Valbona Dullaj të arrinte të merrte 1300 Euro, pasi kjo e fundit arriti të zbulonte “sekretin” e saj.
Egzona Ademi vite më parë ka përjetuar një aksident ku makina me të cilën udhëtonte është rrotulluar më shumë se 7 herë, por për fat të mirë as ajo dhe as personi me të cilin po udhëtonte nuk ka pësuar dëmtime. Megjithatë këngëtarja rrëfen se ajo ngjarje i ka mbetur pak si traumë dhe gjithmonë është shumë e kujdesshme ndërsa drejton makinën.
Ardit Gjebrea: Na trego pak si ka ndodhur?
Egzona Ademi: Unë jam shumë me fat që jam ende në mesin tuaj. Kjo ka ndodhur shumë kohë më parë, jo tani. kam qenë studente dhe kemi pasur xhirime në mëngjes shumë herët, kemi ndejtur shumë vonë. Unë kam qenë pasagjere, nuk kam qenë në timon dhe ndodhi që ishte rruga drejt, doli shpejt një kthesë, nuk e menaxhuam mirë situatën dhe u rrotulluam ndoshta më shumë se 7 herë, por thjesht thash 7 herë. Nuk ndodhi asnjë dëmtim fizik, vetëm me shpinën pak probleme.
Ardit Gjebrea: Po pasagjerëve të tjerë? Sa vetë ishit në makinë?
Egzona Ademi: Dy.
Ardit Gjebrea: A ishit dy vetë? Ishe ti?
Egzona Ademi: Po unë isha pasagjere.
Ardit Gjebrea: Po ai?
Egzona Ademi: Ai ishte majmun, pa patentë, pa asnjë gjë na mori më qafë. Na rrotulloi, por unë isha lidhur.
Ardit Gjebrea: Ishe lidhur?
Egzona Ademi: Po unë isha e lidhur, ai nuk ishte lidhur, por që nuk doli, ishte prapë në makinë. Po që ishte diçka që shpresoj që askujt mos t’i ndodhi.
Ardit Gjebrea: Po ai çfarë pësoi?
Egzona Ademi: Asgjë as ai. Është shumë e çuditshme. Makina iku për skrap.
Ardit Gjebrea: Ju shpëtuat për mrekulli. Domethënë ti sot sa hipën me dikë në makinë u thua më trego patentën…
Egzona Ademi: Patentën, identitetin, shtëpinë, të gjitha. Unë edhe tani që i jap vetë makinës tregohem shumë e kujdesshëm, nuk i jap shumë shpejt, por edhe kur jam pasagjere jam një pasagjere e tmerrshme.
Ardit Gjebrea: Domethënë të ka lënë pasoja.
Egzona Ademi: Po patjetër./tvklan.al