Makina e tij përplas një tjetër, Mario Draghi zbret dhe kërkon falje

Kryeministri italian, Mario Draghi, është përfshirë në një aksident rrugor. Mjeti i tij, një Volkswagen Passat, është përplasur me një Lancia Y, e cila kishte ndaluar, pasi kishte goditur një BMW në një vendkalim për këmbësorë. Draghi shoqërohej nga eskorta e tij, ndërsa aksidenti ndodhi në një nga rrugët e Romës.

Nga aksidenti nuk ka të lënduar.

Ajo që ka rënë në sy është mënyra si sillet Draghi në momentin e aksidentit.

Ai zbret nga makina dhe i kërkon falje pronarit të BMW-së, si dhe më pas flet me gruan që drejtonte makinën tjetër. Draghi gjithashtu u sigurua për gjendjen shëndetësore të të gjithë atyre që ishin të përfshirë në aksident.

Skena e takimit midis Draghi dhe automobilistit u fiksua me një foto që u botua në Welcome to favelas, e cila menjëherë u bë virale me mijëra komente brenda pak minutash.