Makiazhi bën çudira: Çfarë transformimi, e besoni se është i njëjti person?! (VIDEO)
Ndryshimi “i shkëlqyeshëm” i një gruaje, ka përçarë opinionin në rrjet, teksa shumë sugjeronin se transformimi i saj shok ues nuk është i vërtetë.
Blogger-ja e njohur si Valeria Voronina, që besohet se është nga Rusia, shpërndau videon e saj të makiazhit ekstrem në rrjetin TikTok , e cila ka mbledhur tashmë 31.2 milionë shikime.
Valeria fillimisht shfaqet si një grua me hundë të madhe, me puçra dhe dhëmbë të verdhë, teksa gjatë zhvillimit të videos ajo nis të kthehet në një modele ekstravagante Instagram-i, me pamje të shkëlqyeshme dhe pa asnjë defekt.
Por disa përdorues nuk u impresionuan me transformimin kozmetik, duke insistuar se nuk bëhej fjalë për të njëjtin person, ose ndryshe se Valeria kishte manipuluar imazhet paraprake për t’u dukur më e shëmtuar se ç’është në të vërtetë.
Një person shkruante: “Jam mashtrimi i radhës, prandaj nuk kam besim te gratë”. Edhe një tjetër ishte dakord: “Nuk është i njëjti person, sepse e dalloj nga hunda”.
Ndërsa dikush tjetër insistonte: “Është i njëjti person. Mund ta dallosh nga rreshti i fundit i dhëmbëve. Është një makiazh i mahnitshëm”.
Megjithse video e Valerias duket se ka ndërhyrje të konsiderueshme, fansat ende nuk arrijnë të kuptojnë diferencën që mund të bëjë një makiazh i syve dhe i buzëve.
Në shumicën e videove të saj, ‘influencuesja’ shihet e pakuruar dhe e pa lyer, me flokë të rrëmujshme dhe me syze. Por më pas ajo transformon veten duke marrë pamjen e lavdishme me të cilën shikon në mënyrë provokuese nga kamera.