‘Makabre, të këndosh aty ku luftohet me vdekjen’/ Olti Curri ‘masakron’ koncertin tek ‘Shefqet Ndroqi’: E pështirë, jargët e Zana Çelës përpiqen të lustrojnë këpucët e përgjakura të Ramës
Sipas Currit, artistës e mjerë rrogëtarë janë përdorur për propagandë edhe është një skenë makabër të këndohet në atë oborr ku mjekët dhe pacientët janë të sfilitur e ku luftohet me vdekjen.
Blogeri Olti Curri nuk e ka pritur mirë koncertion që Ansambli i këngëve dhe valleve popullore mbajtën sot për bluzat e bardha dhe pacientët e spitalit COVID-2, i njohur ndryshe edhe si “Shefqet Ndroqi”. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Curri, teksa poston një lajm për këtë koncert, shkruan se i duken mjaft të pështira ‘jargët’ e Zana Çelës, që përpiqen të lustrojnë këpucët e kryeministrit Edi Rama, i cili kërkon tashmë një mandate të tretë.
Sipas Currit, artistës e mjerë rrogëtarë janë përdorur për propagandë edhe është një skenë makabër të këndohet në atë oborr ku mjekët dhe pacientët janë të sfilitur e ku luftohet me vdekjen.
“Sa te peshtira jarget e Zana Çeles qe perpiqen me kot te llustrojne me shkelqim, kepucet e pergjakura dhe te perbaltura te Edi Rames, me te cilat kerkon te marshoje mbi trupat e shqiptareve edhe nje mandat te trete. Perdori si te duash artistet “e mjere” rrogtare per parakalimet dhe propaganden e Rilindja SH.P.K ku perfiton edhe ti, por jo kesi skenash makaber ne vende ku njerezit luftojne me vdekjen, mjeket jane te sfilitur po aq sa pacientet, ku familjaret po hyjne ne borxhe per mjekime. Si mund te kendohet ne ate oborr ku fatkeqe i kane dhene fund jetes, te shkaterruar psikologjikisht nga stresi i Kovidit!”- shkruan Olti në status.
Sot, Ansambli i këngëve dhe valleve popullore po mbajnë një koncert për bluzat e bardha dhe pacientët e spitalit COVID-2, i njohur ndryshe edhe si “Shefqet Ndroqi”. Në oborrin e spitalit muzikantët këndonin për t’i dhuruar disa momente të bukura bluzave të bardha, ndërsa këta të fundit kërcenin dhe këndonin nga ballkoni i spitalit. Pacientët, nuk e përshëndetën këtë koncert dhe qëndruan në dhomat e tyre.
(f.m/dosja.al)