Majk prezanton “dashurinë” e tij dhe nuk është aspak ajo që mendoni ju
Majk është një ndër artistët më të dashur të estradës shqiptare. Reperi nga Kosova, prej vitesh tashmë në tregun muzikor, i ka dhuruar publikut këngë që janë kthyer menjëherë në hite. I fundit ishte dueti me Ledri Vulën, që rezultoi gjithashtu një sukses.
Majk ka ndarë një imazh nga studioja muzikore, duke iu referuar si dashuria e tij. “Dashnia jem”, ka shkruar reperi krahas fotos. Ndërkohë, nuk dihet nëse këtë herë do të vijë solo apo me një tjetër bashkëpunim.