Majk i lumtur me famën e menjëhershme: “Po e bëj ëndrrën realitet”
E nisi me pak dhe tashmë është ndër këngëtarët më të njohur e më të kërkuar shqiptarë. Të gjithë e mbajmë në mend atë nga grupi TDS, kur bashkë me dy miqtë e tij e grupin Skillz, këndonin këngën “Si manekene”. E tani reperi Kastriot Rexha i njohur nën nofkën Majk, po i mbush sallat e klubeve të natës plot me publik dhe për këtë fakt, ai është tejet i lumtur. Reperi ka publikuar në profilin e tij në Instagram disa imazhe kolazh, ku shfaqet pranë një audience të madhe. “Vec një djalë i ri që po e bën ëndrrën realitet”, ka shkruar ai, në përshkrimin e fotografisë, sipas Prive.