Majk i fiksuar pas bokserave seri

Reperi Majk është një nga personazhet e njohur shqiptar shumë aktiv në rrjetet sociale. Aq aktiv sa një ditë mund të publikojë edhe të brendshmet e tij. Ditën e sotme ai publikoi një foto me tre pako të reja të bokserave, ku tregon fiksimin e tij për të blerë gjithmonë të njëjtat, shkruan IconStyle. “Mos mendoni që kam vetëm një palë boksera, që nuk i ndërroj kurrë. Për të gjithë ju që iu bie të më shikoni bokserat”, shkruan mbi foto reperi. Këtë temë vendosi ta linte me kaq, për të hapur një tjetër debat me fansat.