Majk e shndërron jetën në serial, të gjitha vajzat që hynë dhe dolën nga jeta e tij
Mund të themi se reperi karizmatik i “Babastars”, Majk, përveçse një këngëtar i talentuar është një djalë që kalon me shpejtësi nga një histori dashurie në tjetrën, duke e shndërruar jetën private në një “film serial” për shtypin rozë. Babai i një djali nga lidhja me Majlinda Zekën, së fundi ka pranuar ndarjen nga Melita Nushi, vajza e nënkryetarit të Komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi. Por duket se këngëtari është zhgënjyer nga vajzat e Kosovës, pasi kësaj here i ka hedhur sytë nga Shqipëria. Së fundmi, ai është fotografuar në një bar të Tiranës me Kejdën, tatuatoren 18-vjeçare seksi, e cila ka përfunduar gjimnazin “Petro Nini Luarasi” me ambicien për të nisur studimet e larta në degën e Arkitekturës. Nuk dihet se ku e ka njohur Majk këtë vajzë simpatike dhe seksi, e cila ka dhënë dhe intervista për media, pasi është ndër tatuatoret e rralla femra në Shqipëri. Ata që shkojnë në klinikën e “Olsi Tatoo” për të bërë një tatuazh të ri, apo për të shtuar një tjetër në trupin e tyre, me siguri u ka rënë në sy kjo vajzë mes shumë djemve që punojnë aty dhe ndoshta Majk ka qenë njëri prej tyre që i ka tërhequr vëmendjen. Vajza e talentuar në vizatim që fëmijë, ka rrëfyer talentin e saj për të pikturuar trupa njerëzish. Në një intervistë të saj, të cilën e ka shpërndarë vetë në “Instagram” thuhet se ashtu si shumë prindër të tjerë, edhe prindërit e Kejdës kanë dashur që ajo të shkollohet dhe t’i përkushtohet mësimeve. Ndaj për këtë arsye kur vajza e tyre e madhe u transferua nga Bulqiza në Tiranë për të vazhduar studimet e larta, nga pas e ndoqi Kejda, e cila në atë kohë filloi gjimnazin në kryeqytet. Me qarkullimin e fotos së parë, vajza ka publikuar mesazhet private me Majk, ku ai shfaqet shumë entuziast dhe ku i kërkon që të nisin një lidhje të vërtetë, pra, që të mos komentohet ashtu si e kanë përshkruar mediat, pra, thjesht një flirt. Kujtojmë që këto thashetheme për jetën private të Majk vijnë vetëm dy muaj nga dita kur ai puthi ish-të dashurën në publik, Melitën. Atëherë u krijua shumë zhurmë, pasi kjo puthje ndodhi pas lajmeve se ata ishin ndarë. Majk dhe modelja kosovare u kapën mat pasi ishin të pranishëm në një event. Në një video të publikuar nga “Kohavizion”, ata u panë në një moment tek shkëmbyen puthje pasionante përpara të gjithëve. Gjithashtu, pas përfundimit të eventit ata u panë të largoheshin së bashku si çift. Kjo ishte dalja e fundit publike mes tyre, që para disa ditësh kur Majk deklaroi për “Prive”, se ishte ndarë nga vajza e politikanit. Kujtojmë se Majk ka edhe një djalë me ish-të dashurën Majlinda Zeka, nga e cila u nda para se ajo të deklaronte se priste një fëmijë nga Majk./Panorama Plus