
Majk dhe Ledri sjellin bashkëpunimin e verës
Javën që kaloi Capital T, Ledri Vula dhe Majk ishin pjesë të shumë diskutimeve.
Kjo pasi u fol për një prishje të raportit mes Majk dhe Capital T, si shkak i bashkëpunimit të këtij të fundit me Ledrin. Këto thashetheme u nxitën nga dy story në Instagram të reperëve. Në një video live në Instagram Capital T dhe Majk përgënjeshtruan lajmin, teksa autori i hitit “Akull” tha se së shpejti mund t’i shohim në një bashkëpunim të tre. Por dhe Ledri e Majk duket se kanë një surprizë për fansat.
Dyshja ka realizuar bashkëpunimin e parë së bashkë, teksa tashmë duhet të realizojnë vetëm videoklipin. Lajmin e ka bërë me dije Ledri, ku tha se përveç duetit me Dafinën e Lumi B, do sjellë edhe një duet me Majk.“Me Dafinën e kemi xhiruar klipin. Tani po presim ta xhirojmë edhe me Majkun, kënga ka përfunduar duhet vetëm klipi.”
