Majk bashkohet me dhimbjen e familjeve shqiptare, një pjesë të të ardhurave nga koncerti i dhuron për ta

Shumë personazhe njohur janësensiblizuar me ngjarjen preku të gjithë shqiptarët pas tërmetit fuqishëm. Disa prej tyre kanë liruar shtëpitë për ata që kanë mbetur pa banesë, ndërsa të tjerë kanë dhënë ndihmë në vlera monetare. Majk ka qenë një ndër ata që ka premtuar se një pjesë nga të ardhurat e një koncerti do t’i dhurojë për familjet në nevojë. Reperi ka treguar se ditën e djeshme kishte të programuar një koncert në Tetovë, por nuk e ka mbajtur në shenjë solidarizimi me viktimat. “Në shenjë solidarizimi me viktimat e tërmetit në Shqipëri, sot nuk munda të performojë në Tetovë, edhe pse isha fizikisht aty për të respektuar fansat. Bashkëndjejë dhimbjen me familjarët edhe jam shumë i prekur nga kjo fatkeqësi. Një pjesë e të hyrave nga koncerti kam vendosur t’i dhurojë përfamiljet e prekura nga tërmeti Shqipëri”, ka shkruar reperi në një postim në ‘Instagram’.
64E339AA-EDF6-42D5-AF28-9A65291EFCE0

Ai ka thënë se do të performojë në një tjetër datë në Tetovë dhe ka kërkuar mirëkuptimin e fansave.