Mahmood i ‘Sanremos’ rrëmben zemrat e të gjithëve, thyen rekorde edhe në ‘Spotify’

Mahmood është kantautori italian që u shpall fitues dhe fitoi të drejtën për të përfaqësuar shtetin italian në ‘Eurovizion’. ‘Soldi’ është bërë kënga fituese më e shitur duke thyer çdo pritshmëri deri më sot.

Mahmood-2

Kënga e tij dominon tashmë dhe në ‘Spotify’, ‘Apple Music’, ‘iTunes’ dhe ‘Earone’. Këngëtari 26-vjeçar dominon edhe në shërbimin ‘Streaming’, ndërsa në ‘Spotify’ është klasifikuar si kënga italiane më e dëgjuar e të gjitha kohërave. Pas gjithë suksesit të arritur, mbetet për t’u parë performanca që Mahmood do të mbajë në muajin maj në ‘Eurovision’ dhe rezultatet që do të arrijë./Who

Mahmood-1