Magjia e lindjes natyrale, moderatorja “Top Albania Radio” tregon barkun brenda javës

Moderatorja e “Top Albania Radio”, Jonida Aliçkolli u bë nënë për herë të dytë në datë 29 janar. Ish-lojtarja e “Big Brother” e solli në jetë vogëlushen e quajtur Tiara me lindje natyrale, ndërsa peshonte 3.350 kg. Por sa hap e mbyll sytë, Jonida është kthyer në formën ideale fizike, fakt që e tregon me anë të një video që ka postuar në rrjetet sociale një javë nga lindja. “Magjia e lindjes natyrale, dhe e një korseje të paparë që kam blerë tek tregu çam”, shkruante moderatorja me pak humor sipër videos.