Magji, emocione, bukuri, “Miss Shqipëria 2024” na mirëpret në kalanë e Peqinit!
Miss Shqipëria vazhdon rrugëtimin drejt së bukurës. Teksa u përmbush me sukses një cikël 25-vjeçar, viti i 26-të vjen për të ecur në rrugën e traditës, së bukurës, për të shndritur në një tjetër kala shqiptare. Këtë herë bukuroshet do të përshkruajnë magjinë e kalasë së Peqinit, në një natë të paharrueshme, mes emocionesh, të ftuarve specialë, e dy moderatorëve Drita Ziri dhe Ermal Peçit. Kurora e më të bukurës për vitin 2024 po pret dhe numërimi mbrapsht ka filluar, më 7 qershor kalaja e Peqinit do të shndrisë mes ngjyrave dhe magjisë së vajzave.