Magji e zezë? Fjoralba shokohet, gjen flokë në kutinë e dhuratës

Mbrëmjen e djeshme Fjoralba Ponari me anë të një videoje tregoi se si brenda një kutie që ia kishin bërë dhuratë, gjeti flokë dhe nyje.

Ajo ishte e shokuar nga ajo çfarë gjeti në kutinë e dhuratave dhe ndau me ndjekësit shqetësimin e saj.

“Jam totalisht e shokuar nga kjo që do t’ju tregoj tani. Isha duke bërë gati valixhen. E kam kthyer praktikisht shtëpinë përmbys. Dhe duke kërkuar mes aksesorëve, hapa një kuti që ma kishin bërë dhuratë dhe kjo ishte brenda saj”, tha Fjoralba duke treguar flokët me nyje të mbështjella me letër. “Nëse s’do të kisha parë flokët, thjesht do ta kisha hedhur”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Prive.al (@prive.al)

Më pas, Fjoralba u kërkoi mendimin ndjekësve se si të vepronte në këtë situatë.

/Prive.al