
Madonna u vesh si një elf dhe zbuloi pemën e Vitit të Ri me familjen pranë…
Madonna ka nisur përgatitjet e festave me familjen e saj. Këngëtarja publikoi këtë javë një moment nga shtëpia e saj duke shijuar periudhën e Krishtlindjeve me fëmijët.
Ajo ka publikuar pamjet e veshur si elf, duke treguar se e ka shijuar shumë dekorimin e pemës së Vitit të Ri me më të dashurit e saj.
Kohët e fundit Madonna ka ndarë shumë momente me familjen, ka zbuluar lidhjen e ngushtë me ta e çdo moment që e bën të ndihet e lumtur pranë tyre./revistawho.com