Madonna pozoi nudo kur ishte 18 vjeçe, fotot e rralla dalin në ankand

Fotografitë e rralla që shfaqin Madonna-n në moshën 18-vjeçare pa të brendshme sapo kanë dalë në ankand në “Gotta Have Rock And Roll”. Madonna shihet tek ka pozuar nudo për një set fotografik me fotografin Cecil I. Taylor. Në një foto bardhë e zi, ylli tashmë 59 vjeçare, është fotografuar me një buzëqeshje në fytyrë ndërkohë që pozonte. Foto të tjera tregojnë Madonna-n plotësisht të zhveshur teksa kërcen në një studio muzikore. Sipas “TMZ”, ka rreth 108 fotografi nudo të Madonna-s në shitje, me çmimin që fillojnë nga 800 Dollarë deri në 1200 Dollarë.