Madonna, muskuj dhe shenja operacionesh: 62 vjeçarja mbetet pa komplekse

Të jesh 62 vjeç mund të jetë më e thjesht sesa mendoni dhe këtë energji speciale na e transmetuan fotot e fundit të Madonnës. Këngëtarja ka publikuar disa selfie ku shfaqet në formë të shkëlqyer fizike.

Dukshëm në foto, vihen re muskujt e ikonës së muzikës, por nuk ka munguar dhe detaji i shenjës së operacionit të fundit që ajo ka realizuar. Me po të njëjtën delikatesë ajo as nuk është munduar të fshehë shenjat nga trajtimi me kupa në këmbë.

Madonna ka qenë për vite me radhë një ikonë mode, muzike, por edhe frymëzim për çdo vajzë dhe zonjë./revistawho.com