Madona shqiptare i këndon “Tik Tok-ut” dhe rrjeti u çmend

Elda Shabani, apo siç e njohim ndryshe si Madonna Shqiptare sapo ka lancuar klipin e rradhës Tik tok”, ku ka marrë pjesë si e ftuar edhe Ilda Cerriku. Klipi është pritur shumë mirë dhe ka marrë klikime pafund në një kohë të shkurtër. Kënga eshte realizuar nga kompozitori i njohur Alban Arifi, i cili eshte autor i shumë hiteve të artistëve të ndryshëm. Këngëtarja është rishfaqur në formën e saj më të mirë dhe duket se nuk do ndalet me projektet e saj. Teksa ftesat për mbrëmjet festive kanë qenë të shumta artistja ka paralajmeruar se do të sjellë edhe një baladë./www.story.al