Macron bëhet romantik në fushatë, deklaratë dashurie bashkëshortes

Siç rrallë herë shihet ne publik, presidenti i Francës Emmanuel Macron u shfaq i emocionuar në një takim elektoral , teksa falenderonte bashkëshorten e tij, Brigitt, për mbështetjen që ajo i ka dhënë vazhdimisht.

Me zërin që i dridhej , duke e cilësuar si njeriu më të rëndësishëm për të Macron tha: “Ju e dini të gjithë, nuk ka nevojë të them më shumë, prania e asaj që ka më shumë rëndësi për mua, që më sjell më shumë në këtë aventurë të veçantë të jetës është … Brigitte.”

Ndërsa turma e mbështeti me brohoritje fjalën e Macron, presidenti para se të zbriste nga podiumi u kthye dhe një herë nga bashkëshortja e tij për ti dhuruar një puthje me dorë

Presidenti Macron dhe bashkëshortja e tij shpesh here kanë qenë kryefjala e mediave rozë për marrëdhënien e tyre, duke qenë se mes tyre ka një diference të konsiderueshme moshe. Macron ka thënë se bashkëshortja e tij zë një vend shumë më të rëndësishëm në jetën e tij seç shumë mund të mendojnë.

Top Channel