“Ma morën fëmijën nga duart,” flet nëna e 5-vjeçares së rrëmbyer: Vajza ulëriste, ata e futën nga makinë
Një vajzë 5-vjeçare është rrëmbyer nga persona të panjohur në rajonin e Katanias në Itali dhe deri më tani askush nuk di gjë për të. E ëma ka treguar për mediat me lot në sy edhe momentin kur i morën vogëlushen nga duart.
“Shkova që ta merrja vajzën nga kopshti. Sapo kishim dalë kur na bllokuan makinën. Ma morën fëmijën. Ajo ulëriste kurse ata e futën në një makinë tjetër dhe u larguan.”
Ndërkohë, autoritetet kanë njoftuar se ndodhen në një fazë delikate të hetimeve dhe se nuk mund të japin asnjë detaj. Nga marrjet në pyetje që janë bërë deri më tani, pritet që diçka konkrete rreth fatit të Elena Del Pozzo-s të të dalë së shpejti në dritë, si dhe motivet për rrëmbimin.
Lajmi për rrëmbimin e fëmijës u konfirmua nga prokurori i Katanias i cili hapi një hetim duke deleguar hetimet tek karabinierët. Të dhënat, të shoqëruara me informacione të përgjithshme dhe një foto të vogëlushes së rrëmbyer, po qarkullojnë në rrjetet sociale dhe janë bërë virale.
Në postim thuhet se “vajza është rrëmbyer rreth orës 15:00 në zonën e Piano Tremestieri dhe se autorët e mundshëm janë tre persona me kapuç që udhëtojnë me një makinë”, të cilës nuk i dihet modeli, ngjyra dhe targa.
Hetuesit përjashtojnë mundësitë që rrëmbimi të jetë vepër e krimit të organizuar, as i lidhur me një kërkesë për shpërblim pasi familja nuk ka probleme ekonomike, por as nuk ka disponueshmëri të mjaftueshme për të justifikuar një rrëmbim për arsye të tilla. /abcnews.al/