Lyrical Son po zgjeron familjen, sërish baba së shpejti

Një lajm i mirë vjen nga reperi, Lyrical Son. Në pak muaj, familja e Festimit do zgjerohet!

Burime pranë çiftit kanë rrëfyer ekskluzivisht për portalin Prive.al se bashkëshortja e Festimit, është shtatzënë. ‘Gresa është disa muajshe shtatzënë dhe këtë e ka konfirmuar në një vizitë gjinekologjike në Shkup ditëve të fundit’ është shprehur burimi. Mbetet të kuptohet me kohë gjinia e foshnjës që presin çifti, një vëlla apo motër për vajzën, Eva.