Luzi Ejlli rrezikon deri në 4 vite burg, çfarë VENDOSI sot gjykata për këngëtarin?

Luiz Ejlli duket se ende nuk i ka mbyllur problemet me drejtësinë. Gjykata e Fierit ka shtyrë sërish sot seancën për këngëtarin.

Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës është bërë mungesa e gjyqtares. Deri më tani ende nuk është bërë publike një datë se kur do zhvillohet seanca gjyqësore, në të cilën pritet që Prokuroria e Fierit të japë pretencën për këngëtarin.

Luiz Ejlli, fituesi i Big Brother Vip 2, akuzohet akuzohet se gjatë kohës që ka ushtruar profesionin e avokatit, ka falsifikuar një deklaratë noteriale për të justifikuar paratë e një personi që ishte në hetim.

Dosja ndaj tij kaloi për gjykim me datën 26 Dhjetor 2022 dhe sipas Kodit Penal ai rrezikon nga 6 muaj deri në 4 vite burgim.

Kjo histori nis në vitin 2021, aty ku prokuroria do të kërkonte sekuestrot e pasurive të shtetasit F.A., si të pajustifikuara me burime të ligjshme.

Sekuestro e kërkuar asokohe nga Prokuroria e Lushnjës do të pranohej nga gjykata më 28 nëntor të vitit 2021. Pak muaj pas kësaj sekuestro shtetasi F.A ,i cili po ashtu është i bashkëpandehur me Ejllin ka depozituar një deklaratë noteriale bërë te noteri Luiz Ejlli. Më 25 shkurt 2022, shtetasi F.A paraqet në prokurori deklaratën noteriale e cila sipas tij, ishte bërë te zyra noteriale e Luiz Ejllit më datë 16 dhjetor 2015 dhe mbante të dhënat si në faximile “nr 663 Rep, Nr 213 Kol datë 16.12.2015”.

Kjo deklaratë sipas prokurorisë, kishte përmbajtjen e marrjes së një huaje në dy këste nga 2008-2015 prej 151 mijë euro dhe 2011-2015 prej 60 mijë euro, para të cilat bashkëshortja e shtetasit F.A i kishte marrë për të shlyer një kredi. E pikërisht kjo deklaratë s’ishte gjendur në arkivat e Ministrisë së Drejtësisë në përgjigje të kërkesave për informacion, kërkesa në kuadër të hetimit pasuror që po kryente Prokuroria e Lushnjës.

liverale.al