“Lutuni për ta”, veprimi i babait të Hailey Bieber ngre dyshime për një krizë mes saj e Justin
Stephen Baldwin ka ngritur shqetësime te ndjekësit pasi ka ripostuar një mesazh që u bënte thirrje njerëzve të luteshin për Hailey dhe Justin Bieber.
57-vjeçari ripostoi videon e Victor Marx ku shfaqej Justin duke kënduar dhe shkruhej: “Të krishterë, ju lutem kur mendoni për Justin dhe Hailey, merrni një moment për të bërë një lutje që ata të kenë urtësi, mbrojtje dhe të afrohen me Zotin”.
Victori shtoi se gruaja e tij, Eileen Marx dhe nëna e Hailey, Kennya “shpesh luten bashkë” për çiftin e ri. “Ka sfida të veçanta me të cilat përballen njerëzit në pozicione të spikatura dhe armiku nuk do që ata të afrohen me Jezusin. Kështu që shpesh pavarësisht gjërave materiale apo arritjeve ata përballen me luftëra shpirtërore të forta që kërkojnë të fundosin besimin, martesën dhe jetën e tyre. Faleminderit”.
Babai i Hailey e ripostoi në Insta Story, por nuk shtoi asgjë për të shpjeguar se çfarë po kalojnë Hailey dhe Justin. Kjo shqetësoi fansat e këngëtarit dhe modeles, të cilët u martuan në vitin 2018 dhe tashmë ata kanë nisur të lënë lutjet e tyre në koment.
Çifti i famshëm është përfolur për një krizë, por deri më tani nuk kanë dhënë asnjë deklaratë./tvklan.al