
Luna Mari mbush një vjeçe, Kiara ndan momentet e ëmbla kur vogëlushja erdhi në jetë (VIDEO)
Luna Mari, vajza e Kiara Titos dhe Luiz Ejllit feston sot 1 vjetorin e lindjes.
Në këtë ditë të veçantë për familjen e tyre moderatoraja ka shpërndarë disa copëza fragmentesh pak para se të lindte dhe çastin kur e vogla e tyre erdhi në jetë, ku nuk mungojnë lotët e gëzimit dhe humori i artistit.
“Në këtë çast ndaloi koha…dhe nisi përjetesia jonë kur erdhe ti Luna Marí Ejlli”, shkroi Kiara krah video së postuar.
Kujtojmë se çifti i dashur për publikun u njohën në ‘Big Brother Vip’ ku nisën edhe një histori dashurie që vazhdoi edhe pas përfundimit të këtij rrugëtimi.
voxnews.al