“Lumturia ime u ndërpre në mes”, këngëtarja e njohur turke humb fëmijën gjatë shtatzënisë
Këngëtarja e njohur turke Petek Dinçoz ka dhënë një lajm të hidhur përmes rrjeteve sociale duke bërë të ditur se ka humbur fëmijën e saj.
Këngëtarja 40-vjeçare ishte shtatzënë dhe po priste të bëhej nënë për herë të dytë nga martesa me biznesmenin Serkan Kodaloglu.
Mirëpo për shkak të një problemi, Dinçoz e ka humbur fëmijën. Së fundmi këngëtarja kishte zbuluar se do të bëhej me vajzë dhe e lumtur e ndau lajmin në rrjete sociale.
“Fatkeqësisht lumturia ime për tu bërë nënë për herë të dytë u ndërpre në mes. Dëshira jonë e vetme ishte të rrisnim familjen tonë dhe ta bënim djalin tonë me motër. Shpresoj që Zoti të na i bëjë më të lehtë dhimbjen mua dhe nënave që kalojnë një eksperiencë të tillë”-shkroi aktorja./revistawho.com