Lumturi Kodra: Netët në dhomën e gjumit me Amadeon, i lutesha të…
Si ishin netët tuaja të dashurisë, çfarë mund të na tregosh nga intimiteti juaj?
Nuk doja ta kisha për jetë aspak, por dashuria jonë ishte sekrete e bukur. Me ëmbëlsinë, mënyra e të folurit ai më la të kuptoj që më donte, më mbushte me dashuri më ngrohte si netët e dimrit kur s’ka zjarr. I thosha se do të isha një shërbëtore e tij për tërë jetën mjafton që kjo histori mos të mbaronte kurrë. Bëja gjithçka për të, por deri në momentin kur mora vesh që ai këtë lojë e bënte dhe me të tjerat, atëherë zemra ime u nda më dysh.
Pse iu përlule kaq shumë dhe çfarë nënkuptonte kjo për shtratin tuaj?
Sepse më thoshte se do të isha e tij për jetë, por unë nuk besoja sepse ishte si një përrallë e borëbardhës. Dhe pastaj për të mbushur zemrën time me optimizëm i thosha se në një të ardhme ti do të gjesh një shoqe jete e nuk besoj të jem e jotja, por preferoj të jem një shërbëtore në shtëpinë tënde, të të shërbej, të jem ditë e natë me ty, të bëj për të ngrënë e të fërkoj këmbët e tua kur të dhembin (pasi shpesh i bëja masazh). Pra kaq e madhe ishte dashuria ime për të si një kështjellë e madhe gjigange.
E ndjeje veten inferiore ndaj tij?
Sepse dyshoja pasi ai nuk mund të merrte një grua me shkollë të mesme si unë, po as ato më shkollë të lartë s’ka për t’i marrë kurrë. Ai u zbulua kur me të njëjtën metodë përdori me miket e mia e kështu kështjella ime u nda në mes.
Ruan kujtime nga Amadeo?
Ruaj ende dhe disa veshje të tij. Ai kishte të njëjtën gjatësi dhe trup të burrit tim italin, që nuk jeton më. I kam dhënë të gjitha veshjet e tij me shumë dëshirë, sepse i shkonin fiks.
Sa lidhje të rëndësishme ke pasur deri tani?Ke humbur besimin tek meshkujt?
Dy lidhje.Burri im italian që nuk jeton më, dhe Amedeo që më zhgënjeu. Besimin e kam humbur, sidomos tek shqiptarët. Kur besova tek një njeri që quhej i madh ç’mund të them për të tjerët. Mbase ata të thjeshtët janë më të mirë, pa bujë e të sinqertë, por kanë mentalitete të vjetra. Unë i theva tabutë që e re, kështu që le të më gjykojnë si të duan! Unë jam kjo, askush nuk më ndryshon dot me pasionet e mia. Jeta ime fillon tani për mua pasi është pasion, dëshirë, art.
Ke marrë ndonjë ofertë apo propozim?
Më kanë propozuar për një set fotografik këtu në Itali, por nuk do ta bëj sepse dua ta realizoj në Shqipëri me të gjitha stinët e vitit, madje kam gjetur edhe agjencinë. Jam pasionante dhe dua të bëj gjithçka pasi jeta është shumë e shkurtër.
Për lidhje intime të propozojnë burra të moshës tënde apo më të rinj në moshë?
Djemtë e rinj të moshave 35-40 më duan, por unë nuk dua asnjë histori me asnjë.I refuzoj sepse janë në moshën e djalit tim, dhe është absurde. Më thonë se i tërheq tek unë sinqeriteti, bota ime shpirtërore për ata që janë inteligjentë. Kanë dëshirën me moshën time mbase për një eksperiencë, por nuk e di është e vështirë vërtet, pasi kam adhuruar meshkujt më të mëdhenj se kanë pjekurinë.
Sa i rëndësishëm është seksi në dashuri për ty?
Seksi është i rëndësishëm por jo për një moment që duan meshkujt, sepse ndihesh e përdorur. Nëse dikush do më pëlqejë pse jo do ta bëj të ëndërrojë, pasi thashë jam pasionale. Ndihem grua ende, nuk jam plakur ende.
Nëse do të shiheshit sy më sy çfarë fjalësh do i shprehje?
Mos ushqe urrejtje për një femër që të dha shpirtin se çdo gjë të më ndodhi je përgjegjës i jetës sime!