Lum Ilir Shaqiri për vajzën që ka! E dëgjuat çfarë do bëjë Emily?

Në “Dance Albania” mbrëmjen e kësaj të hëne është mbajtur gjysmëfinalja e spektaklit të kërcimit, duke dhuruar për gjithë teleshikuesit emocione të mëdha. Një nga të ftuarit special në këtë gjysmëfinale ishte vajza e balerinit të njohur, anëtar jurie në “Dance Albania”, Ilir Shaqirit, Emily Shaqiri.

Teksa i shprehu dashurinë të atit dhe tha fjalët më të bukura për Shqipërinë, ajo zbuloi se shumë shpejt do të jetë protagoniste e një seriali në Netflix dhe se do të aktrojë po ashtu në një film italo-shqiptar. “Më pëlqen të kërcej, këndoj, por po përqendrohem te aktrimi, do të jem protagoniste e një seriali në Netflix dhe do luaj në një film italo-shqiptar”, Emily Shaqiri.

Balerini i njohur dhe vajza e tij Emily dhuruan një performancë magjike teksa Emily këndoi këngën e saj “Va tutto bene”, një dedikim për të atin kur ai ishte në shtëpinë e “Big Brother VIP, ndërkohë që Iliri e shoqëroi me kërcim.

Në fund, babë e bijë e mbyllën me hapat e tyre së bashku dhe një përqafim, ndërsa Iliri shprehu edhe emocionet e forta që mori nga ky moment.

Pjesë nga biseda në studio: Alketa Vejsiu: Fjala më e bukur në shqip, cila do të ishte? Emily Shaqiri: Trileçe…(Qesh)

Alketa Vejsiu: Oëë trileçe… Një vërejtje për babain tënd? Emily Shaqiri: Faleminderit shumë… Alketa Vejsiu: (Qesh) E kuptoi se çfarë i thashë! Ça ke Ilir Shaqiri, pse je i shqetësuar? S’i bëra pyetjen e duhur? Ah…po ngroh gjunjët.

Alketa-Emily-t: Si ndihesh në Shqipëri? Emily Shaqiri: Është një vend i mrekullueshëm, vetëm po përmirësohet dita-ditës. Alketa Vejsiu: Më thuaj një fjalë dashurie për babain në shqip.

Emily Shaqiri: Të dua shumë! Alketa Vejsiu: Të pëlqen kërcimi, kënga dhe aktrimi, cilën do ndjekësh?Emily Shaqiri: Më pëlqen të kërcej, këndoj, por po përqendrohem te aktrimi, do të jem protagoniste e një seriali në Netflix dhe do të luaj në një film italo-shqiptar.