Lulzimi i ‘Përputhen’ bëhet baba për herë të parë
Lulzimi i “Përputhen” është bërë baba për herë të parë.
Vajza e tij ka ardhur në jetë në Norvegji, atje ku ai është zhvendosur për të jetuar krah bashkëshortes së tij.
Lajmin e ka ndarë me ndjekësit vet Lulzimi përmes një postimi në Instagram.
Kujtojmë se disa muaj më parë ai pranoi publikisht që ka qenë i fejuar përgjatë kohës sa “kërkonte dashurinë” në dy formate, Shqipëri e Kosovë.
Të gjitha daljet televizive për famë ai i kishte bërë me pajtimin e plotë të partneres së tij. /Prive.al