Lulzim Basha flet për herë të parë për historinë e dashurisë me Aurelën: Çfarë kishte të veçantë

Kryedemokrati Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Gjysma Ime” në Tv Klan ka folur për herë të parë publikisht për historinë e dashurisë me bashkëshorten e tij Aurela.

Basha tregon se e ka njohur Aurelën në gjimnazin Sami Frashëri, dhe pas gjimnazit shkuan me studime në Holandë.

“Në vitin e parë kemi qenë në klasa të ndryshme, në vitin e dytë në Sami Frashëri përfunduam në të njëjtën klasë. Aurela ishte një vajzë e veçantë në sjellje, në stilin e flokëve. Të dy kemi pasion për letërsinë, Aurela ndyshe nga unë, është marrë me letërsi të mirëfilltë. Është shqiptarja e parë që ka marrë çmimin në letërsi në 1991 në Tetovë. Kishte diçka poetike tek Aurela, tha Basha.

Ndërsa Aurela u shpreh se “Luli ishte më i miri i klasës”.

Basha tha se me Aurelën ishin shokë dhe nuk kishin asgjë të veçantë bashkë, por pas ikjes në Holandë pas gjimnazit kuptuan që ndjenin diçka më shumë.

“Për 6 vite ishim shokë, pastaj u bëmë të dashur në vitin e dytë të universitetit”, tha Aurela.