Luljeta Bozo: Gratë duhet të kenë pavarësi ekonomike, sot merren me gjëra të parëndësishme
Deputetja dhe profesoresha e inxhinierisë së ndërtimit, Luljeta Bozo, është vazhdimisht e ftuar në ekranet për të dhënë përvojën e saj që jo gjithmonë I përket vetëm profesionit. Këtë herë, Bozo ka folur për një çështje tepër të ndjeshme të shoqërisë shqiptare, vendin dhe rëndësinë e gruas.
“Gruaja duhet të ketë pavarësi ekonomike që zëri i saj të jetë i fuqishëm. Nuk mund të flasë për barazi një grua që është totalisht e varur nga bashkëshorti i saj. Gratë para 90-s ishin të gjitha në punë, u dilte koha dhe për të edukuar fëmijët e ndërsa sot merren me gjëra shumë anësore. Nuk ka bërë vaki që fëmija të vrasë nënën.”– tha Bozo