“Lulet nuk ishin të bardha sa duhet”, Nicola Peltz hedh në gjyq organizuesin e dasmës!

Dasma e Brooklyn Beckham dhe Nicola Pelz ishte një nga më të përfolurat e vitit 2022. Djali i madh i David dhe Vittoria Beckham dhe trashëgimtarja e pasur amerikane thanë “po” në Florida në prill të vitit të kaluar, në një ceremoni përrallash që kushtoi rreth 5 milionë dollarë. Tani rezulton se planifikimi ishte një makth per ta, ose kështu pretendon çifti, që ka paditur planifikuesit e dasmës.

Më 9 prill të vitit të kaluar, të dy ata magjepsën botën me dasmën e tyre, e cila u zhvillua në pronën e familjes Peltz në Miami. Lulet, tavolinat e shtruara, madhështia e vilës, tri ditë feste: aq shumë luks sa të lënë në hije edhe dy yje të kalibrit të Vittoria dhe David Beckham, prindërit e dhëndrit. Nicola ishte një mrekulli me fustanin madhështor Valentino me një kuptim të fortë simbolik, ndërsa Brooklyn ishte tejet shik me një kostum Dior.

Me pak fjalë, nga fotot zyrtare të publikuara nga bashkëshortët dukej se ishte dita perfekte… por ndërkohë, gjithmonë e më shumë po dalin detaje për “fatkeqësitë” në këtë event. Pelz dhe Beckham pretendojnë se u është dashur të shkarkojnë organizatoret e dasmave Nicola Braghin dhe Arianna Grijalba, të njohura dhe shumë të vlerësuara në mjedis vetëm disa javë para ditës së madhe.

Të dyja ato e kishin “marrë detyrën” dy muaj para dasmës, pasi kompania e mëparshme kishte hequr dorë pas më shumë se një viti punë për shkak të “angazhimeve të shumta”. Ka shumë arsye për mosmarrëveshjen: për nusen lulet nuk ishin mjaftueshëm të bardha, për nënën, Claudia Petz, kostoja ishte shumë e lartë. Në fund babai I nuses Nelson tha se ishte i vendosur të anulonte fare dasmën, por gruaja e tij Claudia arriti t`ia ndryshonte mendje, duke deklaruar se kjo “do t’i kishte prishur karrierën” vajzës së tyre.

Bordo