Lule, shëtitje, dyqane, kjo është festa e vërtetë e ditëlindjes së Arbanës dhe Eduartit në Itali

Ditëlindja e këtij viti e gjeti Arbanën në Milano, aty ku prej kohësh kishte ëndërruar të kthehej që pas periudhës së pandemisë.

Moderatorja ka festuar së bashku me Eduartin në Itali, aty ku ka shijuar dyqanet duke bërë shopping, restorantet, pastat dhe pijet tipike të saj.

E të gjitha këto, si për të mos i humbur kurrë nga kujtesa ka zgjedhur t’i ndajë në një album me plot foto në llogarinë e saj.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Me lule në duar, duke ecur e duke qeshur, Arbana ka zbuluar festën e vërtetë mes njerëzve më të dashur. Ne kemi vetëm një pyetje, Arbana a mund të mos postosh më se na zuri zilia për të udhëtuar pak?/revistawho.com