Luizi zbulon sekretin e produksionit të BBV

Luizi sapo zbuloi një sekret të produksionit të Big Brother Vip. Sekreti ishte fakti që Xhonatani ishte në nominim bashkë me Luizin, maestro Armaldon dhe Efin. Xhoni e mori këtë dënim pasi i tregoi Oltës informacione nga jashtë. Pasi e zbuloi dënimin Luizi ia tregoi edhe banorëve të tjerë.

“Xhonin e kanë nxjerrë në nominim. Atij ia kanë thënë, vetëm neve jo. Është nga zarfi që rri aty. Unë u habita se përse jemi vetëm ne të tre. Ai është imun, po ka bërë shkelje të rëndë. Është për përjashtim!”, tha Luizi./K.C/dritare.net