Luizi po mendon largimin nga ‘Big Brother VIP Albania’
Luiz Ejlli ka kundër një pjesë të konsiderueshme të banorëve të “Big Brother VIP Albania” dhe siç duket, ndonëse nuk e jep veten, kjo gjë po e lodh dita-ditës.
Në një bisedë me Kiara Titon në mbrëmje vonë, Luizi u shpreh:
“Dua të dal për Zotin. Nuk besoj se e fitoj kështu që…Ku di unë. Do duroj sa do duroj, por s’mban më. Të gjithë kundër, rrinë lëshojnë nga një kunjë çdo ditë për të parë ku jam, si jam. Do vijë një moment kur do më zënë ngushtë dhe do dal prej vetes. Tre muaj janë shumë, varet kush vjen.”
Kiara i tha se nuk duhet të dorëzohet aq shpejt, por Luizi tha se situata po bëhet e vështirë kur i ka të gjithë kundër.
“I kam të gjithë bashkë kundër, bëhen të gjithë bashkë dhe s’di çfarë të bëj më. Nuk jam as i pathyeshëm, as i paprekshëm, as më i forti, jam ky që jam. E njoh veten, nuk mund të luftoj kaq gjatë. Nuk jam duke u dorëzuar, por i kam të gjithë kundër.”
Ditën e djeshme ai pati një debat të ashpër me Olta Gixharin, ku të dy shpërthyen në ofendime ndaj njëri-tjetrit.
Anabelmagazine