Luizi përlotet në oborr, Efi shqetësohet nga jashtë…

Luizi prej ditësh tashmë shpërthen në lot në oborrin e “Big Brother Vip”. Edhe mëngjesin e sotëm, këngëtari ka ripërsëritur të njëjtën situatë, duke shqetësuar fansat e tij.

Në lidhje me këtë gjendje të tij së fundmi ka reaguar edhe mikesha e tij, Efi Dhedhes.

“Çfarë ke?” Kaq do të doja të të pyesja,”-ka shkruar Efi përbri fotos.

Efi ka qenë një nga personat më të afërt të Luizit brenda shtëpisë së “BBV”. Ajo u eliminua disa javë më parë, pasi ndodhej përballë tij dhe Kiarës në nominim.