“Luizi ka lidhje me alienët”, habit fansi: Tiparet e tij po studiohen!

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 100 ditë që nga nisja e Big Brother Vio, ende vijon të jetë ndër më të shikuarit.

Duket se ky edicion i BBV2 përkufizohet me emrin e Luizit, i cili që nga nisja e këtij formati ka fituar zemrën e mijëra shikuesve. Në “ftesë në 5” me Bieta Sulon është diskutuar me lsi Abazi, Albana Bejko, Eduart Deda, Diola Dosti dhe Gazmend Ujkashi, për disa ngjarje në BBV.

Mirëpo Gazmend Ujkashi ka habitur me deklaratën e tij, duke thënë se Luizi ka tiparet e një jashtëtokësori.

“Ndoshta kjo do t’iu duket si konspiracion, por Luizin e kanë marrë në studim jashtë se është bërë viral. Është një dyshim se Luizi ka tiparet e një jashtëtokësori. Unë s’ e them kot”, tha ai, ndërsa kjo deklaratë shkaktoi shumë të qeshura në studio.