Luizi i fërkon këmbën Kiarës poshtë tavolinës, kamera kap gjestin (VIDEO)

A po nis një marrëdhënie dashurie në shtëpinë Big Brother Vip 2 mes Luizit dhe Kiarës?

Këngëtari shkodran ia ka shprehur pëlqimin e tij që në ditët e para të edicionit, ndërsa Kiara ende heziton dhe pas prishjes dhe rikuperimit të marrëdhënies së tyre, pas një ‘gënjeshtre’ që Luizi sajoi për një sëmundje të rëndë që kishte.

Ndërsa dje çifti mori shumë vëmendje për shkak të surpirës që Luizi i bëri Kiarës për ditëlindje, kjo e fundit ka vendosur me sa duket mos të lëshohet menjëherë në krahët e tij, për shkak të pasigurive që ka dhe siç e ka shprehur dhe vetë “do që gjërat të rrjedhin’.

Por Luizi nuk shihet të heqë dorë. Gjatë bisedës së sotme në tavolinë së bashku me Kiarën dhe Bjordin, kamera e BBBV2 ka foksuruar Luizin i cili i përkedhëlte pjesën e pulpës Kiarës, e cila nuk ka bërë asnjë reagim.

Ata shpeshherë janë përqafuar sot dhe me iniciativën e Luizit, por me sa duket ende nuk ka një sinjal të qartë nga Kiara e cila tashmë e ka intensifikuar marrëdhënien me të, po pa kapërcyer kufinjtë e miqësisë.

Ata nëse do të votohen nga publiku do të jenë dhe për një kohë të gjatë së bashku në këtë shtëpi, ndaj mbetet të shohim nëse një marrëdhënie dashurie do na shpërfaqet në reality shoë më të dnjekur në vend.