Luizi flet për të brendshmet e Jorit, Kiara reagon ashpër

Big Brother është ndër formatet më të pëlqyera në vendin tonë. Personazhet pjesëmarrëse kanë fituar simpatinë dhe vëmendjen e publikut, duke i mbërthyer para ekranit me orë dhe ditë të tëra.

Fuqia e shikueshmëris së programit është aq e madhe saqe asnjë detaj i mbrëmjeve te Prime-it por edhe gjatë transmetimit 24 orësh nuk po u ikën fansave të programit dhe shtëpisë së VIP-ave shqiptarë

Banori i shumëpërfolur i Big Brother VIP Albania, Luizi mbrëmë së bashku me banorët e tjerë i ka bërë një rreng Kiarës. Ai në prani të saj ka filluar të flas për të brendshmet e konkurrentes tjetër, Jorit.

Ky diskutim nuk i ka pëlqyer Kiarës, e cila është ngritur nga vendi ku po qëndronin ulur për të shkuar në dhomën e gjumit.

Ajo është sqaruar me Luizin duke i thënë se ky reagim i saj nuk ka qenë për arsye xhelozie por për shkak të hezitimit të saj që të bëhet pjesë e lojërave të Luizit.